Sipas faqes BGR, thuhet se kompania kanadeze Research In Motion do të prodhojë edhe një model të ri të telefonit të mençur BlackBerry, i cili kësaj radhe do të bazohet në sistemin operativ të ngjashëm me Unix.
Më saktë, bëhet fjalë për modelin e telefonit të cilin RIM e ka quajtur, BlackBerry Colt, dhe i cili pritet të paraqitet në treg në tre-mujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Për më shumë, thuhet se BlackBerry Colt tani është në fazën e testimit, në të cilën po punohet me procesor me vetëm një bërthamë.
Mirëpo, besohet se në momentin e lansimit, BlackBerry Colt do të jetë i pajisur me procesor me dy bërthama, pasi që RIM është duke synuar të prodhojë modele të telefonave që bazohen në QNX. Për momentin, nuk ka shumë detaje lidhur me këtë pajisje.
0 comments:
Post a Comment