Një vajzë 10 vjeçare zbuloi vrima sigurie në iOS dhe Android

Në edicionin e këtij viti të DefCon u shfaq një vajzë 10 vjeçare e cila zbuloi një mënyrë të re të infiltrimit të programeve malicioze në telefonat e mençur. Vajza, e cila ishte prezentuar nën emrin CyFi, ka zbuluar vrimën duke luajtur një lojë të ngjajshme si FarmVille.
Për shkak që këto lojra kërkojnë nga lojtarët të presin pak për të vazhduar, Cyfi duke mos mundur të pres, ka tentuar të shpejton lojrën duke lëvizur orën më përpara në paisjen e sajë. Shum lojra këtë gjë e kanë të ndaluar, megjithatë CyFI kishte zbuluar se duke deaktivizuar lidhjen Wi-Fi këto ndalesa mund të anashakalohen, dhe të hapet një vrimë nga ku mund të keqpërdoret. Kjo vrimë mund të gjendet në lojrat për Android dhe iOS.
CyFI, e cila është një artiste, ekspozitën e saj të parë e kishte publikuar kur ishte vetëm 4 vjeçe, dhe të njejtën e kishte publikuar po në konferencën DefCon Kids, e dedikuar për hakerët më të rinjë, dhe këtë vit është për herë të parë është e prezentuar si pjesë e DefCon. Zbulimi i saj akoma nuk është publikuar për shkaqe sigurie, më saktë deri sa të bëhen përmisimet e duhura për këtë lëshim në sistemet. Nëna e vajzës, e cila zgjodhi të ishte anonime për shkak të sigurisë, në fund të DefCon do të japë shpërblim prej 100$ për ato fëmijë hakera që do të zbulojnë më shum lojra në 24 orë të cilët kanë dobësinë e këtij zbulimi të CYFi.
Konferenca DefCon, e cila është duke u mbajtur në Las Vegas është një nga tubimet më të mëdha të hakerëve ku marin pjesë profesionistë të ndryshëm nga siguria kompjuterike, pastaj gazetarë, avokatë, sajber kriminelë, si dhe njerz të cilët interesohen për kodim, arhitekturën kompjuterike, modifikimin e harduerit, dhe gjithcka tjetër që mund të “hackohet”.