Në tetor shfaqen ultrabook-ët

Dita e ultrabook-ëve po afrohet dhe drejtori i Asustek, Jonney Shih ka bërë të ditur se në tetor do të paraqiten në treg gjashtë modele të reja prej kompanisë që ai drejton.
Çmimet pritet të fillojnë prej 899 dollarë por ka gjasa të arrijnë deri në 1,999 dollarë. përveç kësaj nëse Intel ec ashtu si duhet, atëherë ultrabook-ët pritet të jenë hapi i radhës madhor për PC-të. Laptopët ultra të hollë janë dizajnuar me bazë në gjeneratën e ardhshme të Intel, Ivy Bridge, që është një platformë që ofron perfomrancë të lartë por efikase dhe me një çmim të pranueshëm, dhe sipas të gjitha gjasave Asus do të mbush tregun me një sërë modelesh të këtilla.
Asus nuk është i vetëm në këtë betejë. Acer gjithashtu ka modele për të paraqitur në treg, siç është Aspire 3951 që pritet të debutojë në IFA. Ky model pritet të ketë procesor Intel Sandy Brdige dhe një dizajn paksa më të lirë, por është vetëm 13 mm i trashë dhe pritet të kushtojë 800 dollarë. HD Blog thekson se starton dhe aktivizohet nga gjumi për 2 sekonda.