Nëse përdorni shfletuesin Firefox, ju me siguri që e keni kuptuar se shfletuesi për një kohë të shkurtër kaloi nga versioni 4 në 6 për më pak se gjysmë viti.
Kjo është për shkak të “procesit të shpejtë të lëshimit” që Mozilla së fundi ka vendosur ta implemetojë, duke nënkuptuar që Firefox do të ketë nga një version të ri çdo gjashtë javë. Kjo ka rritur mundësitë për mospërshtatshmërinë e shtojcave me versionet e reja dhe ndryshimet e shpeshta të ndërfaqes që mund të shkaktojnë pështjellime për përdoruesit.
Përdorimi nga ndërmarrjet është një tjetër çështje, pçasi që bizneset duhet të sigurohen që përditësimet të mos prishin ndonjë përputhje të aplikacioneve. Për më tepër, përditësimi i softuerit në një kompjuter është një gjë, përditësimi në disa mijëra është një tjetër.
Drejtori i Fondacionit Mozilla, Mitchell Baker, iu përgjigjet këtyre kritikave në një postim në blog. Ai fillon duke treguar për problemet që mund të paraqiten.
Mozilla së fundi ka marrë një “proces të shpejt të lëshimit” që do të lëshojë nga një version të këtij shfletuesi çdo gjashtë javë.
Zhvilluesit do të duhej të prisnin atë vit për të qenë të gatshëm për t’i përmirësuar aplikacionet e tyre, shtoi Baker.Një shfletues është vegla dërguese për internetin, dhe interneti lëviz shumë shpejt, tha Baker. Por nëse shfletuesi është që të jetë ndërfaqe për internetin, ai duhet të jetë më shumë si interneti. Kjo nënkupton dërgimin e përtatshmërive kur ata janë gati, nëpërmjet një procesi të shpejtë, tha ai.
0 comments:
Post a Comment