Është spekulluar shumë lidhur me çmimin dhe datën e daljes në treg së celularit të mençur Motorola Droid Bionic, por tashmë kemi konfirmimin zyrtar të vetë kompanisë.
Bëhet e ditur se ky celular do të dalë në shitje në tetë Shtator, ndërsa çmimi i tij do të jetë 299.9$. Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, ju kujtojmë se kjo pajisje ka një system operimi Google Android, me ekran LED 4.5-inch me prekje dhe procesor dual-core 1 GHz ARM Cortex-A9.
Motorola Droid Bionic ka një memorje të integruar 16 GB me mundësi rritje edhe 32 GB të tjera përmes kartës mikro SD, ka një kamera të integruar në pjesën e pasme të telefonit 8 megapiksel, modem opsional 3 ose 4G, GBS e Bluetooth.
0 comments:
Post a Comment