Pas trazirave në Londër, filluan vjedhjet nëpër shitore dhe shtëpitë e Londrës. Eshtë vështirë të besohet se policia do të gjejë ndonjë laptop të vjedhur kur dihet se nëpër rrugët e Londrës qarkullonin me qindra hajdutë. Në këto trazira, nga shtëpia e Greg Martin dikush vodhi laptopin MacBook Pro. Por për fat të keq të hajdutit, z.Martin nuk ishte një përdorues i thjeshtë, por një ish-punonjës në FBI dhe NASA, dhe një IT specialist në sigurinë kompjuterike. Sipas gjithë përvojës së tijë, kjo tingëllon sikur dikush të ketë vjedhur laptop nga Xhejms Bond.
Ai në blogun e tij InfoSecurity 2.0 shpjegon se si në laptop kishte instaluar Pray, një softuerë me kod të hapur për të monitoruar ose ndjekur laptopin ose telefonin në rast të humbjes ose vjedhjes.
Kur pas dy ditësh softueri zbuloi lokacionin e hajdutit, “gjëja e radhës që bëra ishte të shkoj të blejë cigare dhe të kthehem përsëri me vrap në hotel që lojrat të fillonin përsëri… zmadhova frekuencën prej ku më vinin informatat në çdo 5 minuta për të tentuar të fitojë fotografi nga ai duke përdorur gmail ose facebook dhe për të zbuluar emrin dhe të dhënat e tijë të identifikimit.
Duke shikuar hajdutin se si dy orë shikon video fetare, shfleton të blejë Mercedes A klasë në autotrader, ai më në fund shfaqet edhe në Facebook!
Nga këtu z.Martin, përveq fotografisë nga hajduti, foto e kapur nga kamera e Macbook Pro përmes softuerit Pray, kishte mbledhur edhe informacione tjera si Ip Adresën, adresën e shtëpisë, faqen e Facebook, emrin, mbiemrin dhe ku mëson në shkollë.
Nga gjith këto informacione është dashur vetëm ti dorëzoj policisë që këto të fundit të trokasin në derën e vjedhësit dhe të ja rikthejnë laptopin pronarit të vërtetë.
0 comments:
Post a Comment