Bëhuni hakerë me Android Network Toolkit

Nëse jeni të interesuar për sigurinë kompjuterike dhe keni një Android telefon, së shpejti mund edhe ju të bëheni hacker, duke faleminderuar aplikacionin Android Network Toolkit, ose shkurimisht Anti, e cila pritet të paraqitet në marketin e Android javën e ardhëshme.
Bëhet fjalë për një aplikacion sigurie, e cila mund të zbulon rrjete ose paisje të pambrojtura, dhe të infiltrohet në të. Ky aplikacion mund të sulmon edhe Windows kompjuterë, Android dhe iOS telefona. Android Network Toolkit ka komanda për përgjim, spiunazhë, si dhe për sulme.
Ju sigurisht pyesni vetën si mundet një aplikacion i tillë të jetë legal. Zimperium, një kompani izraelite e cila qëndron pas Android Network Toolkit, specializohet për siguri, dhe ky aplikacion ka për qëllim zbulimin e rrjeteve dhe paisjeve të pambrojtura, që të mund të përmisohen. Zimperium gjithashtu kanë krijuar edhe një trojan i cili mund të bëjë një screenshot nga paisja e infiltruar.
Ky aplkiacion do të mund të shkarkohet falas nga Android marketi, kurse licenca korporative do të kushton vetëm dhjetë dollarë. Duke ditur se ky aplikacion mund të keqpërdoret, Zimperium kanë lënë një mesazhë në aplikacionin, ku thuhet: “Mos harroni, me fuqi të madhe vjen edhe përgjegjsia më e madhe. Përdorni me mençuri.”
Zimperium prezentoi Anti aplikacionin në konferencën DefCon