Kompania Helwett-Packard ka njoftuar se do të bëjë një ndryshim radikal në strategji, duke dalë nga tregu i prodhimit të tabletëve, laptopëve dhë kompiuterave personal.
Viktima e parë pritet të jetë tableti TouchPad, versioni i fundit i të cilit ka dalë në treg muajin e shkuar, pavarësisht se publiciteti për të ishte mjaft i lartë. Madje, çmimi i TouchPad-ëve është ulur me 100$.
Sipas njoftimeve pritet që HP, të jetë konkuruese në tregun e prodhimit të programeve. Dhe hapi i parë i kësaj kompanie pritet të jetë blerja e një nga prodhuesve më të mëdhej Britanik të programeve “Autonomy”.
Sikurse janë shprehur zyrtarët më të lartë të HP, kjo kompani synon të arrijë të sigurojë një pozicion shumë të mirë në krijimin e programeve të gjeneratës së re.
0 comments:
Post a Comment