Desktopet e rinj HP ofrojne performancen e pakrahasueshme “Te Gjitha Ne Nje”

HP hodhi ne treg Portfolin e Desktopeve Elite Business me prodhimin e pare “te gjitha ne nje” te Kompjuterave Personal me energjine e Intel® te integruar dhe teknologjine e gjenerates se dyte CoreTMvProTM . E gjitha kjo ofron 40% permiresim te performances, rritjen e shpejtesise se hard drive me 15% dhe reduktimin e kohes se menaxhimit nga IT.
I perkryer per sipermarres, tregtare e mesem dhe konsumatore te sektorit publik, HP Compaq 8200 Elite Desktopi per Biznes “te gjitha ne nje”  eshte i fin dhe kursen hapsire duke ofruar nje performance te larte, siguri si edhe elemente menaxhimi ne distance te cilat lejojne biznesin te lidhet me bashkepunetoret ne zyre nga cdo vendndodhje brenda qytetit apo me anen tjeter te botes.
“Nje tjeter prodhim i pare ne familjen e desktopeve Elite shfaq angazhimin tone per te persosur inxhinierine tone dhe nenvizon kryesimin tone ne siguri dhe sipermarrje informatike,” Charl Snyman, Zv. President dhe Manaxher i Pergjithshem, HP Personal Systems Group, Europe, Lindja e Mesme dhe Afrika (EMEA). “HP Compaq 8200 Elite “te gjtha ne nje” ofron pajisje te pakrahasueshme si edhe perteritje programesh per te zhvendosur punen drejt kategorise “te gjitha ne Nje.” 
Struktura fine, e ndryshueshme dhe mjetet virtuale bashkepunuese per bizneset me nje monitor diagonal LED plotesisht HD, 58.4 cm (23”), HP Compaq 8200 Elite “te gjitha ne nje” ka te integruar nje webcam, mikrofon dhe autopalant per nje komunikim ne distance, te rrjedhshem, balle per balle. SRS Premium Sound eshte i instaluar per te ofruar audio sa me te paster, e kompletuar me sistem surround sound. Ky kompjuter vjen gjithashtu edhe me Dhomat Virtuale (Virtual Rooms) duke i dhene mundesine bizneseve te administrojne prezantimet e tyre, takimet e grupit te punes, organizime trajnimesh, etj.    
Suporti i konsumatoreve te HP Elite per nje cilesi te qendrueshme dhe te sigurte, HP Compaq 8200 Elite “te gjitha ne nje” vjen me 3 vjet garanci standarte per pjeset, punen si edhe per sherbimin, qe prej dites se pare te perdorimit. Ofron sherbim premium per konsumatoret permes HP Total Care dhe HP Care Pack Services duke mundesuar kontrata te metejshme sherbimesh te cilat shkojne pertej garancive standarte. Konsumatoret gjithashtu mund te mbeshteten ne Sherbimin e prezantuar se fundmi, HP Elite Premium Support. Kjo ka nje staf te dedikuar me profesioniste te akredituar teknik per te mundesuar nje zgjidhje te shpejte te problemit per produktet HP te familjes Elite.   
Performnce inteligjente, siguri e ndertuar se brendshmi, konfugurim maksimal, plotesuesi i pare “Te Gjitha Ne Nje” i HP Compaq 8200 Elite Desktop. Ky kompjuter mban procesoret me te fundit Intel® dhe Intel® Q67 Express chipset per te maksimizuar me zgjuarsi performancen informatike. Ky kompjuter ka ne perdorim Intel® Turbo Boost Technology 2.0 dhe Intel® Hyper-ThreadingTechnology per te permiresuar grafiken e integruar shumefunksionale. HP 8200 Elite All-in-One lejon shperndarje dhe menaxhim te thjeshtezuar dhe eshte i pajisur me Intel Standard Manageability dhe elemente HP BIOS, si edhe teknologji Intel® vPro™ per te mundesuar menaxhim dhe zgjidhje problemesh te kompjuterave personale, ne distance. 
HP Compaq 8200 Elite “Te Gjitha Ne Nje” perfshin gjithashtu nje numer te madh elementesh sigurie per te ndihmuar ne mbrojtjen e te dhenave personale te bizneseve. Per kete siguri, ky kompjuter permban nje cip TMP 1.2 per inkriptimin e te dhenave te hardearit si edhe mikro pajisje te tjera per fshehjen e plote te te dhenave. Disa prej ketyre pajisjeve jane HP DriveLock, HP Digitalpass dhe HP Face Recognition.
Per konsumatoret sipermarres qe kerkojne konfigurim maksimal, hapsire dhe fleksibilitet ne shperndarjen e te dhenave HP Compaq 8200 Elite “Te Gjitha Ne Nje” ka 8GB te DDR3 SDRAM PC-1333 per memorje sistemi dhe perfshin dy hapsira memorjeje, nje kapacitet mini PCI Express (PCIe) dhe drive bay. Gjithashtu ofron opsione per akses me te shpejte te dhenash, funksionim me te qete si edhe qendrueshmeri me te larte se sa kompjuteret e tjere. 
Elite-standart me efikasitet energjie per reduktimin e gjurmeve te karbonit ne natyre tregon nivelin e angazhimit te HP Elite per mjedisin. HP Compaq 8200 Elite “Te Gjitha Ne Nje” eshte i kualifikuar me ENERGY STAR STAR® dhe EPEAT® Silver dhe ofron 87% efikasitet ne furnizimin me energji elektrike. Vjen gjithashtu me HP Poeer Assistant e cila mundeson opsionin S3 te fjetjes dhe ka sensore temperature, ventilator dhe elemente per menaxhimin e energjise.
Rreth HP
HP krijon mundesi te reja per teknologjite qe te arrijne te kene ndikim domethenes tek njerezit, bizneset, qeverite dhe shoqerite. Kompania me e madhe ne bote e teknologjise HP,  sjell njekohshem nje portofol qe perfshin - print, personal computing, programim, sherbime dhe infrastruktura IT ne nderlidhje me sistemin Cloud dhe rrjetit, - duke krijuar pervoja te panumerta, te besueshme dhe reflektuese ndaj kontekstit,  brenda nje bote te nderlidhur.