Çfare është SEO

SEO apo Search Engine Optimisation, është një teknikë marketingu për të bërë një ueb faqe që të paraqitet më shpesh para të tjerave në një listë të rezultateve të shfaqura nga një motor kërkues. Në Kosovë ky term tanimë nuk është i panjohur dhe në raste të caktuara disa kompani po punësojnë ekspert të SEO nga këtu për të kryer shërbime për kompani tjera ndërkombëtare të interesuara në SEO.
SEO është term që ndërlidhet me Përshtatjen për Motor Kërkues, një proces që tërheq më shumë lexues në një ueb faqe nga motorët kërkues. Ueb faqet mund të editohen në mënyrë që të përmirësojnë dukshmërinë e tyre në motor kërkues, me synimin që të paraqiten në maje të listës së rezultateve kur bëhet fjalë për një term të popullarizuar kërkues. Sa më lartë që të jenë në rezultatet e shfaqura për një term, aq më shumë njerëz do të klikojnë në të.
Motorët kërkues si Google apo Bing shërbejnë si indeks të fuqishëm të ueb faqeve. Përdoruesit shfrytëzojnë motor kërkues për të gjetur ueb faqe me informacione rreth një teme apo subjekti të caktuar, dhe motorë kërkues kthejnë rezultatet me një listë që renditet në bazë të ngjashmërisë dhe autoritetit të secilës ueb faqe që ndërlidhet me atë temë apo subjekt që po kërkon përdoruesi. 
Sa më specifik të jetë një ueb faqe në lidhje me termin e kërkuar, aq më të mëdha janë gjasat që të paraqitet në maje të rezultateve të kërkimit. Ueb faqja duhet që gjithashtu të ketë një autoritet të mirë për tu paraqitur në pjesën më të lartë të listës, dhe zakonisht ndodh që shumë ueb faqe të jenë të lidhur me të në raport me subjektin apo temën e kërkuar. 
Google ofron udhërrëfyesin e saj për të demonstruar sesi ueb faqet mund të punojnë me motor kërkues dhe të sigurojnë se përmbajtja indeksohet ashtu si duhet. 
Procesi SEO bëhet më konkurrues kur shumë ueb faqe tentojnë të paraqiten në maje të listës së rezultateve për një term të popullarizuar. SEO mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm për menaxhim të reputacionit përreth një termi specifik, siç është një emër. Nëse brendi dëshiron të kontrollojë se çfarë informacioni paraqitet kur njerëzit kërkojnë për atë emër, ata duhet të sigurojnë që faqja e tyre të paraqitet mbi ato të tjerat që janë në rezultatet e motorit kërkues. Ato duhet të shtyjnë para gjërat pozitive dhe të largojnë ato negative. 
Një faktor i madh i gjërave mund të ndikojnë në renditjen e një ueb faqeje në listat e rezultateve të kërkimit, duke përfshirë lidhjen dhe autoritetin. Motorë kërkues si Google përdorin algoritëm sekret për të renditur listën e tyre të rezultateve, dhe profesionistët e SEO shpenzojnë kohë të gjatë duke tentuar të kuptojnë se cilët janë këta faktorë dhe si mund t’i shfrytëzojnë më së miri për sistemin e tyre.
Nëse uebi është i mbushur me kritika ndaj një brendi, ato ueb faqe do të paraqiten kur njerëzit kërkojnë për atë brend. Një strategji për menaxhim të reputacionit me bazë në SEO do të përfshinte përshtatjen e ueb faqeve me gjëra pozitive dhe tentimet për të renditur këto ueb faqe mbi ato negativet në rezultatet e kërkimit, duke i fshehur këto të fundit para shfletuesve të zakonshëm. 
Për shembull kur kërkohet “lajme për teknologji” në Google, PCWorld Albanian nuk është e renditur në maje të listës edhe pse jemi shumë relevant me këtë term dhe kemi një autoritet mjaft të mirë në internet. Kjo nënkupton se ne duhet të punojmë më shumë me SEO për të përshtatur ueb faqen tonë që të shfaqet në maje të listës dhe të konkurrojë me faqet tjera. Apo në rastin kur kërkoni për termin “harduer” sërish jemi mirë në listë por jo aty ku duhet të jemi.
NextSEO është një kompani me bazë në Prishtinë që merret me SEO, por që shërbimet e saja i ka kryesisht të shtrira për klientë në Gjermani. Ajo së fundi pati postuar edhe një vend pune për ndërtues linqesh (Link Builder) ku u ofrua një pagë mjaftë e mirë për kandidatin potencial. Kjo natyrisht ishte në mes tjerash një shenjë e qartë e rëndësisë së këtij profesioni dhe e përfitimeve të mundshme materiale. Pavarësisht se në anën tjetër disa e cilësojnë si punë më shumë monotone, këshilla për kandidatët që dëshirojnë të veprojnë në këtë karrierë janë të ndërlidhura me avancimin e aftësive të tyre në marketing në internet, shkakësi të larta për rrjetet sociale si Facebook, Twitter e Linkedin, Përshtatje të Landing Page, Search Engine Optimization, Search Engine Marketing, etj.
Natyrisht në internet mund të gjeni artikuj të panumërt në lidhje me atë se çka është SEO dhe s’i të avanconi në të, por kjo le të shërbejë më shumë si bazë e saj se çka është dhe për çka shërben.