35% e njerëzve përdorin tabletët në tualet

Sipas një studimi të ri, pronarët e kompjuterëve tablet duket se janë të dashuruar me pajisjet e tyre mobile, sa që i marrin ato me vete edhe kur shkojnë në tualet.
Staples Advantage ka realizuar një hulumtim me bizneset dhe me më shumë se 200 përfaqësuesit e tyre të cilët kanë deklaruar se posedojnë një kompjuter tablet.
Anketa e realizuar me pronarët e tabletëve thotë se më shumë se 35 për qind e tyre i marrin ato me vete, edhe kur shkojnë në toalet. Për më shumë, respondendët e këtij hulumtimi gjithashtu e kanë pranuar se e marrin tabletin e tyre edhe kur shkojnë në restorant (30%), në pushime (60%), apo edhe në shtrat (78%).
Në anën tjetër, më shumë se 80 për qind e tyre gjithashtu kanë thënë se tableti u ndihmon atyre që të përmirësojnë balancin mes punës dhe jetës private.
Sa i përket toaletit, më herët ishte thënë se më shumë se mbi 75 për qind e njerëzve i pranojnë emailat e punës dhe ata privat gjatë qëndrimit të tyre në tualet.