Toshiba ka prezantuar laptopin e parë 3D në botë Qosmio F750, që nuk kërkon syze të posaçme për shikimin e filmave apo luajtjen e lojërave në 3D. Si model iQosmio T851/D8CR që Toshiba njoftoi në prill, edhe Qosmio F750 gjithashtu mund të garantojë edhe materiale në 2D dhe 3D pa syze me ekran 15.6" Teknologjia mbrapa 3D-së pa syze të Toshiba-s dërgon imazhe perspektivash të ndryshme individualisht si në syrin e majtë ashtu edhe në atë të djathtin për të krijuar efektin. Kjo kërkesë e shikimit direkt – uebkamera HD ndjek lëvizjet e syrit tuaj – nënkupton se nuk do të jeni në gjendje t’i shikoni filmat n3D në laptop me miqtë tuaj, por të paktën mund të hiqni syzet, të cilat janë të sikletshme.

0 comments:
Post a Comment