Krijohet ora "e mençur" me sistemin Android

Së pari u zbulua në internet disa muaj më parë, Unë Jam Orë (I’m Watch) është një orë dore e mençur që përputhet me celularët e mençur dhe është projektuar për të punuar me celularët me sistem Android dhe iOS.  Ajo është duke u zhvilluar nga një prodhues italian dhe është aktualisht në dispozicion vetëm me porosi.  Fillimisht çmimi ishte shumë i lartë, por tani ofrohet më të lirë dhe me ngjyra. Ora e parë është planifikuar të dalë këtë tetor.
Faqja e internetit ‘Unë Jam Orë‘ tregon dy versione të produktit.  Unë Jam Bizhuteri është një version luksoz i projektuar me materiale të çmueshme si titan, ar dhe diamante me çmime që fillojnë nga 599 Euro deri në 11,999 Euro (US $ 840 – $ 16,833).  Koleksioni Unë Jam Ngjyrë  kushton 249 Euro (US $ 349), megjithatë, do t’ju duhet të paguani 20 për qind të çmimit, në qoftë se doni që porosia juaj të jetë e sigurt.  Oferta aktuale do të zgjasë deri më 18 korrik, sipas faqes së internetit.
Kompania e kësaj ore është Blue Sky dhe e ka bazën në Milano. Disa nga karakteristikat e pajisjes janë si më poshtë:
1) Lidhje me anë të Bluetooth-it me iPhone 4 dhe celularëve të mençur Android.
2) Ajo do t’i lejojë përdoruesit të bëjnë thirrje dhe të marrin telefonata, mesazhe me tekst dhe email-e.
3) Përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin altoparlatin për thirrje telefonike.
4) Me anë të ekranit me prekje, përdoruesit do të mund të shohin Facebook-un, Twitter-in si dhe fotot e tyre.
5) Aplikacione të veçanta do të jenë në dispozicion për shkarkim nëpërmjet faqes së internetit  ” I’m Store” dhe muzikë me anë të “I’music”.
6) Specifikimet përfshijnë: ekran TFT me ngjyra 1,54” 240×240 piksel, 4GB memorie, 64MB RAM, Bluetooth 2.1 + EDR, bateri Li-Po 600 mAh.