Shumica e vendeve të punës sot mbështeten në secilin punonjës që ka një kompjuter funksional. Kjo gjithashtu do të thotë se ka një mënyrë për të zëvendësuar rregullisht artikujt e prishur ose të meta të tilla si tastiera, miu dhe kabllot e energjisë, pa përmendur nevojën për fshirëse ekrani dhe zëvendësimin e harduerëve.
Përvoja e gjetjes së një pajisje për zëvendësim ndryshon në varësi të vendit ku punoni. Marrja e një vegle të re nuk ka qenë kurrë një proces i shpejtë për shkak të faktit se departamenti i Teknologjisë së Informacionit duhet t’i gjejë më parë ato, pastaj t’jua sjellin juve dhe të nënshkruani disa formularë ku thotë se i keni marrë atë dhe arsyeja pse. Kjo kohë kushton para, si për punonjësit që kanë nevojë për zëvendësimin edhe për teknikun që i siguron ato.
Facebook duket se e ka zgjidhur problemin. Pas disa testimeve fillestare me një sistem me kartë dhe një kabinet, rrjeti social mori nismën dhe prodhoi disa makina automat me porosi. Brenda çdo makinerie mund të shihni të gjithë aksesorët e zakonshëm që duhen zëvendësuar rregullisht.
Në mënyrë që të marrë një zëvendësim punonjësi i Facebook-ut duhet të fut kartën e identitetit në makineri dhe të shtypë numrin e pajisjes që do. Punonjësi e merr pajisjen në mënyrë të shpejtë dhe mund të vazhdojë punën. Facebook merr të dhënat se cili punonjës mori pajisjen dhe çfarë pajisje mori dhe makineria të paralajmëron kur ka nevojë për furnizim.
Sipas Tim Campos, makinat me automat kanë ulur koston e zëvendësimit të pajisjeve të tilla me 25%. Ky gjithashtu do të jetë një tjetër kursim kohe dhe të hollash të fituara nga çdo punonjës i Facebook-ut për të mos pasur nevojë të presë për një pajisje zëvendësimi.
0 comments:
Post a Comment