Evolucioni i Password-it

Një sistem i ri premton thjeshtëzimin e përdorimit të Password-it, duke përdorur grupe fjalësh që mund të kujtohen lehtë.

Teknologjitë e reja na kanë detyruar të përdorim me dhjetëra fjalë-kalime të vështira, të përbërë nga numra, simbole, shkronja të mëdha e të vogla, të cilat shpesh na detyrojnë të përdorim vetëm një fjalë-kalim për të gjithë përdorimet e mundshme, nga frika se mos harrojmë ndonjë prej tyre. Kjo na ka bërë të jemi gjah i lehtë i piratëve informatikë, duke u mjaftuar të zbulojnë fjalë-kalimin e vetëm që përdorim.

Sistemi i ri që do të përdoret së shpejti premton të jetë më e lehtë për ne të mbajmë mend fjalë-kalimet tona dhe më e vështirë apo e pamundur për keqbërësit informatikë të zbulojnë ato. Sistemi i ideuar nga Markus Jakobsson, i quajtur “Fastword”, në vend që të përdorë fjalë të përbëra nga shkronja, numra, dhe simbole, do të përdorë tre fjalë që bëjnë pjesë në fjalor dhe kanë një kuptim logjik për ne. Për shembull, “qeni luan top”.



Kjo metodë e re do të lehtësoi edhe përdorimin nga celularët, duke qenë se fjalët bëjnë pjesë në fjalor, nëse gabojmë ta shkruajmë një prej tyre atëherë fjalori e korrigjon automatikisht. Sistemi i ri na lejon gjithashtu të kujtojmë fjalë-kalimin, duke na dërguar vetëm një fjalë, për shembull “top”, e cila na lejojmë të kujtojmë pjesën tjetër të frazës.