Krijuesi i lojës Angry Birds, që funksionon në shumë platforma, Rovio, po paditet nga firma amerikane Lodsys për shkelje të patentës. Kjo është raportuar nga Telegraph.
Lodsys thotë që ndërmarrje finlandeze shkeli patentat e veta, të cilat mbulonin mënyrat për blerje të nivele të reja brenda lojës Angry Birds.Sistemi evropian i patentës kërkon që shpikjet e softuerëve të shfaqin disa efekte fizike nga pantetimi, gjersa sistemi i patentimit në Shtetet e Bashkuara është më i dobët, duke mundësuar patenta të bazuara në softuerë.
Sipas Telegraph, disa zhvillues evropianë të lojërave kanë dhënë dorëheqje në lëshimin e lojërave në Shtetet e Bashkuara dhe disa janë duke u tërhequr nga tregu amerikan, për shkak të patentës, thuhet nga Lodsys.
Angry Birds shkarkohet më shumë se 1 milion herë në ditë. Së pari për celularë, kjo lojë u shpërnda në shumë platform, duke përfshirë shfletuesit dhe konzollat.
0 comments:
Post a Comment