Sikurse ishte njoftuar gjatë prezantimit në muajin Maj, tableti Acer Iconia A100, “vëllai” i vogël i modelit A500, do të nisë shitje në muajin Gusht. Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, ju kujtojmë se ky tablet ka një sistem operimi Google Android Honeycomb, me ekran 7-inch me prekje të shumëfishtë, procesor Tegra 2, memorje të integruar 16 GB dhe lidhje WiFi e Bluetooth. Androidi Acer Iconia A100 do të kushtojë 300 $.


0 comments:
Post a Comment