Samsung publikon specifikat rreth Galaxy Mega 5.8

Samsung ka vendosur të prezantoi edhe një seri të re të pajisjeve të mençura mobile të quajtur ” Galaxy Mega” dhe specifikat dhe detajet rreth saj janë konfirmuar.
Sipas një raporti nga SamMobile, Galaxy Mega 5.8, apo  me emrin e koduar si GT-I9152 do të jetë një fabletë me SIM kartë të dyfishtë. Galaxy Mega ka ekran 5.8 inç me kualitet të lartë HD, një rezolucoon prej 960×540 piksel, procesor Dual-Core 1.4 GHz dhe 1.5GB RAM, gjithashtu me 8 mega-piksel kamerën e pasme dhe 2 mega-piksel kamerën para.
Samsung Galaxy Mega 5.8 vjen me opcionet e lidhjeve të fundit, duke përfshirë Bluetooth 4.0, Wi-Fi 80211 a/b/g/n dhe gjithashtu mbështetë GPS. Fableta e ardhshmme është me sistem operativ Android 4.1.2 ose Android Jelly Bean 4.2.2 dhe me bateri 2600 mAh.