Apple do fillojë prodhimin e iPad 5 në Korrik

Nuk kanë mbetur edhe shumë muaj deri në lansimin e pajisjes së gjeneratës së ardhshme ,iPad5.
Sipas disa burimeve nga DigiTimes, prodhimi për tabletën e gjeneratës së ardhshme do fillojë në mes muajve korrik-gusht të këtij viti. Përveq kohës se kur fillon prodhimi i pajisjes, thuhet se iPad 5 do të jetë më i hollë dhe më i lehtë se pajisja e kaluar.
Po ashtu janë duke rrjedhur edhe disa imazhe të iPad 5 që prej Janarit të këtij viti, ku sipas imazheve mendohet se iPad 5  do ketë ekran 9.7 inç dhe do duket thuajse i njëjtë si iPad Mini.
Në disa burime të tjera thuhet se iPad 5 do të debutohet në tetor, ndërsa sipas këtyre të fundit afati kohor është rënë për muajin korrik apo gusht.