Organizatat në shumë vende janë duke
biseduar për mënyrën më të mirë për t’i zhvendosur sistemet në cloud.
Dhe një nga vendimet më të mëdha që ato po ballafaqohen është
përzgjedhja e ofruesit më të mirë cloud për nevojat e tyre.
Universiteti Berkeley i Kalifornisë ka shkuar
përgjatë një procesi dobësues për të përzgjedhur një ofrues për email
dhe kalendar të ri të bazuar në ueb, duke i marrë parasysh opsionet nga
Google Apps dhe Office 365 të Microsoft.
Tani, Berkeley përfundoi duke shikuar në Google Apps dhe Office 365 për ta zëvendësuar sistemin e vet CalMail.
“Derisa produktet e të dyja palëve janë të pasura
me veçori dhe ofrojnë përparësi për ambientin tonë të tanishëm, analizat
përfunduan që oferta e Google ishte përkimi më i mirë për kompleksin
për këtë herë,” thuhet nga zyrtarët e universitetit më herët gjatë kësaj jave.
Por tani është pjesa vërtet interesante.
Universiteti shkoi përtej lëshimit tradicional për shtyp duke treguar
një analizë të hollësishme se si Google Apps dhe Office 365 veprojnë në
fusha kritike.
Ashtu siç mund ta shihni nga vlerësimi i
Universitetit Berkeley, nuk ishte ndonjë përparësi e madhe e Google.
Microsoft mori nota të larta në siguri, rregullat e përdorimit dhe
lehtësinë e përdorimit të kalendarit të vet.
Por Berkeley vendosi që të shkonte me Google sepse
ishte më e lehtë dhe shumë studentë ishin familjarizuar me Gmail.
Zyrtarët nga Berkeley thanë që Office 365 ende është një shërbim shumë i
ri. Dhe ata e cekën që Universiteti i Nebraskas ende nuk e kishte
migruar sistemin e vet për email në platformën e re.
0 comments:
Post a Comment