Sa tatuazhe keni në trupin tuaj? Me siguri disa nga ju keni ndonjë ikonë, pikturë ose ndonjë emër të dashurit/es tuaj. Por, Pat Vaillancourt vendosi të bëjë disa tatuazhe qe askush nuk i ka bërë deri më tani, ai ka me shumë se 10.000 URL në kurrizin dhe shpatullat e tij.
30 vjecari, Vaillancourt nga Quebec, Kanada, vendosi t’i vendo tatuazhet si një rrugë për famë.
Ai thotë “Unë dua të thyej një rekord botëror dhe të futem në librin e Genisit, por më e rëndësishmja, unë do të ndihmoj të tjerët. Dhe kjo është rruga ime për ta bërë këtë. Ju mund të paguani 35 dollarë për një URL-tatuazh që do të vendoset në trupin tim, tatuazh ky i cili do të ju ndihmoj të tërhiqni vizitor nga trupi im.”
Përveç URL-tatuazheve, trupi i tij përmban edhe logo të kompanive të ndryshme, ju mund ta vendosni logon e kompanisë tuaj në trupin e tij, por ai kërkon pak me shumë para për këtë punë.
Çfarë mendoni për këtë ide? Shpresojmë se këto tatuazhe nuk do të përfundojnë në “Error 404″
0 comments:
Post a Comment