Apple gjobitet me 900,000 euro nga Italia

Italia ka gjobitur ndërmarrjen Apple me 900,000 euro, ose rreth 1.2 milionë dollarë, duke e akuzuar gjigantin e teknologjisë për shitjen e garancioneve dyvjeçare AppleCare për konsumatorët kur ato ishin titulluar si pa pagesë sipas ligjit italian.

Autoriteti Italian për Antitrust tha në një deklaratë që në vend të ofrimit të konsumatorëve një garancion dyvjeçar pa pagesë dhe plan për mbështetje teknologjike, Apple ka ofruar vetëm plan një vjeçar dhe i ka ngarkuar konsumatorët me një faturë shtesë për vitin e dytë në formë të planit të vet për mbrojtje të garancionit AppleCare.

Sipas deklaratës së agjencisë, që ishte raportuar më parë nga BBC, kjo rezultoi si pasojë e nevojës që konsumatorët italianë të paguanin për diçka të cilën ata duhej ta merrnin pa pagesë.

Garancioni njëvjeçar dhe viti i dytë i një blerje e AppleCare është garancioni i njëjtë që Apple e ofron në Shtetet e Bashkuara dhe në shtete të tjera.
Zyrtarët e Apple nuk komentuan gjatë të martës për këtë lajmërim. Përveç gjobitjes, agjencia për antitrust tha, Apple ka 90 ditë për ta përditësuar uebfaqen e vet italiane për të pasqyruar që ajo tani ofron një garancion dyvjeçar pa pagesë.