Tregu i aplikacioneve përjetoi një rritje në vitin 2011, me miliona aplikacione të gatshme në të tre platformat kryesore mobile.
Por me kaq shumë aplikacione të gatshme për shfrytëzim, është
lehtë që t’ju shpëtojnë nga duart disa prej më të mirave dhe më të
dobismeve. Mashable ka
përgatitur një listë të aplikacioneve më të mira të vitit 2011 për iOS,
Android dhe Windows Phone 7, kështu që ju mund të shikoni edhe vet se
çka ka mundur të ju ikë.
1. Android: Pulse News
Pulse News u sjellë pronarëve të celularëve me Android një mënyrë të
bukur për të parë ngjarjet më të fundit në ueb, qoftë online apo
offline. Informacionet shfaqen në një mënyrë interaktive dhe në formë
mozaiku,
ndërsa shkëmbimi i gjërave është shumë I thjeshtë dhe
aplikacioni ofron edhe mundësinë për të lexuar më vonë përmes
Instapaper, Read it Later, Evernote dhe Google Reader.
Kostoja: Pa pagesë
2. Android: Glympse
Shërbimi i ri për shkëmbim të lokacioni u mundëson njerëzve të dijnë
se ku jeni – në qoftë se bëhet fjalë për lokacion static apo rrugë –
pëmes email, SMS, Facebook apo Twitter. Me opsione që ndërlidhen me
çështjet e privatësisë, aplikacioni është i dobishëm edhe për punë edhe
për argëtim.
Kostoja: Pa pagesë
3. Android: AirSync by Double Twist
I shfrytëzueshëm në bashkëpunim me aplikacionin pa pagesë për desktop
Twist, ky aplikacion ju mundëson të sinkronizoni muzikën tuaj në
iTunes, videot dhe fotografitë nga PC’ja në celularin tuaj, pa tela
përmes rrjetit tuaj WiFi në shtëpi.
Kostoja: 4.99 dollarë
4. Android: Camera ZOOM FX
Ky është një aplikacion bashkëkohor për kamerën e platformës Android.
Përveç filtrave të shkëlqyer dhe gjërave tjera atraktive, Camera ZOOM
FX dërgon funksionalitetin një hap më tutje me efekte special si lëvizja
e pamjes, shpërbërja dhe kompozimi. Aplikacioni gjithashtu ka edhe një
stabilizues të imazhit, një funksion për timer, fotografi në seri,
moduse në time-laps dhe gjëra tjera.
Kostoja: 4.99 dollarë
5. Android: Beautiful Widgets
Një gjë që pronarët e Android kanë si përparësi ndaj atyre që kanë
iOS, janë opsionet e panumërta për të bërë gjërat sipas qefit të tyre.
Ky aplikacion mundëson që të ketë një sërë opsionesh sipas qejfit tuaj.
Përveç skins dhe themes, aplikacioni ka edhe widgets me shumicë duke
përfshirë orën, datën, raportimet për motin, etj.
Kostoja: 2.99 dollarë
6. iOS: Flipboard
Duke kombinuar përmbajtje nga ueb faqe, blogje dhe rrjete sociale,
Flipboard është bërë një sukses i jashtëzakonshëm. Ai është edhe për
iPhone edhe për iPad, dhe përveç kësaj në treg ka filuar të quhet edhe
magazine sociale për shkak se ka ndryshuar mënyrën sesi njerëzit qasen
në përmbjajte online, duke u bërë kështu më konkurrent sesa vet
aplikacionet me pagesë të gjigantëve të industrisë.
Kostoja: Pa pagesë
7. iOS: Snapseed
Ky aplikacion për editim të fotografive në fazën e pas-fotografimit
është i gatshëm për shkarkim edhe oër iPad e edhe për iPhone, edhe pse
në tablet është vërtetë vendi ku aplikacioni shkëlqen. I shpërblyer me
titullin “Aplikacioni i vitit për iPad’ nga vet Apple, Snapseed do t’ju
ndihmojë të nxirni më të mirën prej imazheve tuaja me auto-avancime,
mundësinë për të përmirësuar zona të caktuara, filtra me efekte special
dhe gjëra tjera.
Kostoja: 4.99 dollarë
8. iOS: Path
Gjersa suksesi i përgjithshëm është ende larg – edhe pse Path ka
përjetuar përafërsisht 1.5 milion shkarkime – dhe me rilansimin e këtij
rrjeti social në formë të një zhurnali të mençur është pranuar mirë.
Duke ofruar edhe një ditar digjital edhe një mënyrë për të shkëmbyer me
një grup të limituar të miqve, Path shfaqet si një aplikacion i mençur
për ata që janë pasionant pas privatësisë. Me opsione të fuqishme
fotografike (aplikacioni përfshin edhe filtra) dhe një ndërfaqe
atraktive, Path është një opsion me dukje të fuqishme për ata që
dëshirojnë të shkëmbejnë jetën e tyre ditore në një shkallë më intime.
Kostoja: Pa pagesë
9. iOS: Instagram
“Aplikacioni i vitit për iPhone” kombinon fotografinë creative me
rrjete sociale. Rezultatet e saja të shkëlqyera dhe lehtësia në përdorim
nënkupton se ky aplikacion është përgjegjës për fotografitë e tepërta
në komunitetet tona. Me Instagram ju mund të kapni fotografi, përpunoni
ato me efekte të filtrave të jashtëzakonshëm, dhe shkëmbeni më pas jo
vetëm me komunitetin e Instagram por edhe me miqtë, familjen dhe
kontaktet në rrjete tjera sociale.
Kostoja: Pa pagesë
10. iOS: Stamped
Startup’i innovative Stamped është një shërbim i rekomanduar me një
dallim. Ju mund të “vulosni” çdo gjë prej filmave e deri tek ushqimi, të
shihni vulat e miqve tuaj dhe të ndërtoni një arkivë të gjërave që ju
pëlqeni, për t’iu referuar më vonë. Stamped shfrytëzon hapësirën e
gjërave anonime nga rekomandimet, kurse mbajtja e këtyre gjërave në
formë private është gjithashtu e mundur. Duke ndërtuar programe të
veçanta ku njerëz dëshirojnë të veprojnë në një Stamp, është një biznes
model I mençur prapa këtij aplikacioni, për të cilin presim të dëgjojmë
më shumë në vitin 2012.
Kostoja: Pa pagesë
11. WP7: Tango
Tango mundëson që ju të bëni thirrje dhe video thirrje pa pagesë
përmes rrjeteve mobile dhe atyre WiFi me këdo që ka Tango të instaluar
në celularin e tyre të mençur, tablet apo PC. Me një ndërfaqe të
shkëlqyer, ky aplikacion është një mundësi shumë e mirë për pronarët e
pajisjeve me Windows Phone, edhe pse Skype do të duhej të shfaqet në
këtë platformë shumë shpejt.
Kostoja: Pa pagesë
12. WP7: Metrotube
Edhe pse po aq i popullarizuar sikurse inkarnimi “LazyTube”,
Metrotube është ri-dizajnuar dhe ri-zhvilluar për Mango dhe është shumë
më i mirë sesa aplikacioni i krijuar nga vet YouTube. Defintiivsht ky
është aplikacion për tu shkarkuar nëse dëshironi të shihni klipet të
YouTube në pajijsen tuaj me WP7.
Kostoja: 1.99 dollarë për versionin premium, pa pagesë për versionin e thjeshtë
13. WP7: FreedWorm
Gjersa lexuesi rival Fuse sjell pamje të mira, FeedWorm është
gjithashtu i fuqishëm në platformën Windows Phone që sinkronizohet me
llogarinë tuaj Google Reader dhe e bënë të thjeshtë leximin e RSS Feeds
në celularin tuaj. Përkrahja offline dhe ndërfaqja super e pastër e
bëjnë këtë një aplikacion Top.
Kostoja: Pa pagesë
14. WP7: bubblegum
GJersa Pictures Lab dhe Thumba Photo Editor ende janë të
popullarizuar në këtë platformë. E krijuar nga programmer të Microsoft,
bubblegum ka të gjithë filtrate më të bukur dhe opsionet sociale që
përdoruesit e Android dhe iOS i posedojnë me programet si Instagram apo
Flickr, por ky aplikacion integrohet për së mbari me platformën WP7.
Kostoja: Pa pagesë
15. WP7: Mixtapes
I Fuqizuar nga 8tracks, Mixtapes ofron qasje pa pagesë në miliona
këngë të mijëra playlistave apo “mikseve” prej adhuruesve të muzikës
anembanë botës. Aplikacioni ju lejon të dëgjoni çfarë “njerëzit po
dëgjojnë” dhe është i shkëlqyer për ata që dëgjojnë muzikë me tematike
dhe që dëshirojnë të zbulojnë muzikë.
Kostoja: Pa pagesë
0 comments:
Post a Comment