DynaTAC nga Motorola u lançua në vitin 1983. Ai peshonte 1.13 kg, mund të flisje vetëm 30 minuta (dhe donte rreth 8 orë për t’u karikuar). Kushtonte 3995 $ në atë kohë. Prototipi ishte krijuar nga Dr. Martin Cooper që në vitin 1973, por u deshën 10 vjet derisa të lançohej për
publikun.
Mobira Cityman nga Nokia në vitin 1987, peshonte 800 gram, mund të flisje 50 minuta dhe kushtonte 6100 $. Telefoni është përdorur edhe nga Gorbaçovi në një konferencë. Motorola StarTAC, lançuar në vitin 1995, peshonte 85 gram dhe mbante bateri deri në një orë (për te folur). Kushtonte 1000 $ dhe ishte i pari që kishte dridhje.
Nokia 8110 në vitin 1996 peshonte 152 gram, mbante bateri deri në dy orë dhe ishte telefoni i parë me shinë. Është përdorur në filmin e parë Matrix.
Nokia 5110 në vitin 1998, peshonte 170 gram, mbante bateri 3 orë dhe ishte i pari që ofronte edhe mesazhet.
Nokia 7110 në vitin 1999, peshonte 142 gram, mbante bateri 3 orë dhe kushtonte 200 $. Ishte i pari që kishte një shfletues WAP për të aksesuar internetin.
Palm Treo në vitin 2002, peshonte 154 gram, mbante bateri 2.5 orë dhe shitej për 399 $. Kishte tastierë QWERTY dhe një program për njohjen e shkrimit të dorës.
Motorola Razr në vitin 2004, peshonte 95 gram, mbante bateri 7 orë dhe shitej për 600 $. Është konsideruar si një ndër telefonët ‘më të bukur’ të atyre viteve dhe ka shitur 130 milionë njësi deri në vitin 2008.
iPhone dhe revolucioni i tij në vitin 2007. Smartfoni kushtonte 499$ për versionin me 4 GB, peshonte 113 gram dhe mund të flisje deri në 9 orë.
Nokia N900 në vitin 2009, peshonte 181 gram, mbante bateri 12 orë deri në 2 ditë për të folur, kushtonte 500 $ dhe lejonte animacionet në Flash si dhe përpunimin në Word.
iPhone 5 në vitin 2012 ishte 20% më i lehtë se iPhone 4, mbante bateri deri në 8 orë për të folur dhe kushtonte 649 $ me 16 GB.
Samsung Galaxy S3 po në vitin 2012, peshon 133 gram, mban bateri deri në 22.5 orë për të folur, ka një portë që lidhet me tastierë, mouse. Kushton 525 $.
BlackBerry Z10 në vitin 2013 peshon 136 gram, mban bateri deri në 10 orë, ka një portë HDMI që lidhet me ekranë apo monitorë dhe kushton 999 $ për versionin 16 GB.
0 comments:
Post a Comment