A ju ndodh shpesh të përballeni me një numër shumë të madh faqesh të
hapura njëkohësisht të cilat ju lodhin dhe e bëjnë kërkimin një proces
të ndërlikuar?
Në rast se po TabJuggler, një funksionalitet shtesë (extension) i instalueshëm në Chrome ofron zgjidhje për këtë problem.
Përdorimi i tij mundëson renditjen, ndarjen dhe kombinimin e tab-ve për një kërkim në ueb më efiçent.
Menjëherë pasi të instaloni TabJuggler do të shfaqet një buton i ri në pjesën e sipërme të shfletuesit, i cili ofron gjashtë opsione për organizimin e tab-ve që keni hapur.
All Tabs in one Window – kombinon të gjitha dritaret e hapura në Chrome në një dritare të vetme.
Dy opsionet pasuese One Window for each Tab dhe One Window for each Hostname bëjnë ndarjen e dritareve të shfletuesit Chrome në disa dritare.
Në rast se ndarja nuk ju përshtatet mund të përzgjidhni përsëri opsionin e parë për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme.
Tre opsionet e fundit Sort all Tabs in Window by Title, Hostname, URL mundëson renditjen e faqeve të hapura në dritaren aktuale.
Këto opsione nuk funksionojnë në rast se keni hapur më tepër se një dritare në Chrome.
Një prej funksioneve më të rëndësishëm të TabJuggler është funksioni i kërkimit.
Mjafton të vendosni në fushën e kërkimit një term të caktuar dhe në atë dritare ju shfaqen të gjitha tab-et që përmbajnë atë term.
Katër butonat në pjesën fundore të dritares së kërkimit mbyllin të gjithat faqet që e përmbajnë ose jo termin e kërkuar.

0 comments:
Post a Comment