Kingston prezanton USB-në e parë në botë prej 1 terabyte

Ju kujtohet kur USB-ja kishte vetëm disa megabayte? Ato kohë kanë kaluar, sepse Kingston ka paraqitur flash-in e parë në botë prej 1TB USB 3.0.
HyperX DataTraveler Predator 3.0, siç është quajtur, lexoi/shkroi me një shpejtësi deri në 240MB/sek dhe 160MB/sek.
USB-ja është e gatshme për blerje me një kapacitet 512GB, ndërsa versioni 1TB pritet të dalë në treg në tremujorin e parë 2013.
Çmimi për 512GB është $1,750, që do të thotë se varianti 1TB do të jetë shumë më i shtrenjtë, pothuajse për të gjithë.