Anonymous, së bashku me një grup të njohur
si Fronti i Njerëzve të Lirisë, gjatë të martës ka lajmëruar
gatishmërinë e menjëhershme të një uebfaqeje për haktivistët për të
hedhur të dhënat e tyre të vjedhura.
I quajtur si AnonPaste, uebfaqja është krijuar
si një alternativë ndaj Pastebin dhe uebfaqeve të tjera që ua mundësojnë
njerëzve që anonimisht të ngarkojnë sasi të mëdha të tekstit, thanë dy
grupet në një lëshim të përbashkët për shtyp.
Përmbajtja e shpërndarë mund të rregullohet që të skadojë pas 10
minutave, një pre, një dite, një muaji, një viti ose kurrë. Për më
tepër, faqja premton të mbetet e lirë dhe e pamoderuar nga, duke mos
mbajtur as ruajtje të kyçjeve, por do të bëhet ruajtja vetëm e
enkriptuar e të dhënave.
Faqja AnonPaste thotë, “Serveri s’ka hiç njohuri
për të dhënat që ruhen. Të dhënat tuaja janë të sigurta edhe në rast të
ndonjë marrje ose prishje të serverit.” Por kjo faqe paralajmëron që në
rast se një haker arrin që me sukses të instalojë libraritë “hajdute
JavaScript”, vendosjet e teksteve në të ardhmen mund të kapen.
AnonPaste, që pranon donacione përgjatë WePay dhe BitCoins, ishte
ndërtuar duke përdorur softuerin me burim të hapur, ZeroBin, që nuk ruan
IP adresat e ngarkuesve. Për më tepër, softueri enkripton dhe dekripton
tërë tekstin në shfletues përpara se ta bëjë ngarkimin e tij – duke
përdorur enkriptimin AES 256-bit. Softueri gjithashtu automatikisht i
shndërron URL-të në lidhje të mundshme për klikime.
0 comments:
Post a Comment