Për shkak të kërkesave të mëdha nga përdoruesit e Android,
zhvilluesit e aplikacionit Instagram ishin të detyruar që të shpalosin
edhe versionin për Android.
Megjithatë, regjistrimi është hapur zyrtarisht për përdoruesit e
Android, të cilët mund të nënshkruajnë me e-mailin e tyre në mënyrë që
të njoftohen kur Instagram të publikoj aplikacionin.
Fansat e Android, tani mund të regjistrohen në faqen zyrtare të Instagram për Android
më anë të e-mailit të tyre dhe të njoftohen në momentin e lëshimit të
aplikacionit për shkarkim në Android Market – tani i quajtur Google
Play.
Instagram, aplikacioni i cili bëri bujë të madhe për pajisjet iOS, ka
grumbulluar miliona përdorues të rregullt dhe mbi 150 milionë fotografi
të ngarkuara.
Ka alternativa të tjera me aplikacionet për Android, si Lightbox,
Vignette dhe Camera360 – por përdoruesit e Android janë të interesuar
për Instagram.
0 comments:
Post a Comment