Sipas disa raporteve, Microsoft është duke
punuar që t’ua mundësojë konsumatorëve të vet ndërtimin e makinave
virtuale (VM) në Windows Azure.
Megjithëse Windows Azure tashmë mbështet një
rol për VM, nuk duket të ketë një efekt aq të madh. “Roli i tanishëm i
VM kur rifillon ose riciklohet rastësisht nga platforma Azure humb
ndonjë të dhënë të ruajtur. Kështu që për aplikacionet që mbështeten në
emrin e makinës ose skedarët/rregullimet që përbëjnë “gjendjen” që nuk
është ruajtur në SQL Azure, ky është problemi. Kjo është gjithashtu një
nga arsyet teknike pse ju nuk duhet të lëshoni SharePoint në VM-në e
tanishme Azure,” shpjegoi një bashkëpunëtor anonim i Microsoft.
Sidoqoftë, Microsoft dëshiron që t’iu kërkojë
konsumatorëve të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë duke kërkuar që
ndërmarrja shtoi VM të qëndrueshëm tek Azure. Ndërmarrja kishte
rezistuar ndaj kërkesave, duke pritur që konsumatorët të zhvillojnë
aplikacione të veta për Azure.
Pamundësia e Azure për të mbajtur
aplikacione si SharePoint dhe aplikacione të tjera të biznesit do t’i
bëjë konsumatorët që të shkojë diku tjetër. Derisa Microsoft u pajtua të
shtojë këtë veçori të tanishme mbështetëse, platforma e vet Azure në
cloud nuk ishte një opsion i zbatueshëm për këto biznese.
Tani ata janë do të jenë në gjendje që të kenë
Windowsin ose Linuxin “e qëndrueshëm” në makina virtuale në Azure. Dhe
një tjetër përfitim nga ky përparim është që konsumatorët do të jenë në
gjendje që të kenë SQL Server ose SharePoint Server në makinat e tyre
virtuale po ashtu. Konsumatorët më lehtësisht do të jenë në gjendje të
bartin aplikacionet ekzistuese në platformën cloud të Microsoft pa bërë
mjaft shumë punë që nga fillimi. Ndërmarrja ka për qëllim të lëshojë
ndërtim testues CTP (Community Technology Preview) të mundësisë së
makinës virtuale gjatë pranverës së vitit 2012.
0 comments:
Post a Comment