Pasi që kohë më parë tërhoqën vëmendjen për ekzistencën e një
lëshimi të rrezikshëm të sigurisë në protokollin Wi-Fi Protected Set-up
(WPS), shkencëtarët kanë publikuar edhe veglat përkatëse të cilat
mundësojnë keqpërdorimin e këtij lëshimi.
Stefan Viehbock, i cili i pari paraqiti lëshimin pranë U.S. Computer Emergency Readiness Team (CERT), publikoi aplikacionin
për të cilën pohon se mund të thyej mbrojtjen e rrjetës WiFi për dy
orë. Veglën e dytë e publikoi Craig Heffner nga kompania Tactical
Network Solutions, i cili në mënyrë të pavarur punonte në zbulimin e
lëshimit të cilin së pari e kishte paraqitur Viehbock. Vegla e
Heffnerite quajtur Reaver mundëson thyerjen e mbrojtjes për 10 orë,
ndërsa mund të gjendet në Google Code.
Viehbock dhe Heffner theksojnë se kanë paraqitur veglat për thyerjen e mbrojtjes për të tërhequr vëmendjen për këtë lëshim.
Për momentin nuk ekziston arna përkatëse, kështu që shfrytëzuesit këshillohen që të paaftësojnë WPS-në në ruterët e tyre.
0 comments:
Post a Comment