Kësaj here nuk bëhet fjalë për patentat – Hasbro padit Asusin me
pohimin se ia ka vjedhur emrin. Në pyetje është pajisja e re e Asusit
Transformer Prime.
Sipas pohimeve nga Hasbro, Asus po
përfiton për shkak të ndërlidhjes së tabletit të vet me filmat legjendar
të animuar dhe lojërat. Që gjërat të jenë më të këqija për Asusin, një
nga protagonistët kryesorë në Trasnformerët quhet Optimus Prime. Asus
qëllimisht zgjodhi emrin Transformer Prime ashtu që të krijoi te blerësi
ndërlidhjet mentale në mes të tabletit të vet dhe Transformerëve, pohon
Hasbro, duke tërhequr vërejtjen se ky veprim paraqet vendosmëri në
luftën kundër atyre të cilët përdorin pronësinë e tyre intelektuale me
qëllim të përfitimit.
Gjykimi ia ka dhënë Asusit 21 dit që të deklarohet për këto akuza.
Rastësi ose përdorim i qëllimshëm i ndërlidhjes me Transformerët? Do ta
marrim vesh vitin e ardhshëm.
0 comments:
Post a Comment