Facebook, termi më i kërkuar dhe faqja më e vizituar e vitit 2011


Termi më i kërkuar dhe faqja më e vizituar gjatë vitit 2011 ishte Facebook. Duke marrë gati gjysmën e top dhjetë termave kërkues (përkatësisht katër nga dhjetë termat më të përdorur ishin “facebook”, “facebook login”, “facebok.com” dhe “www.facebook.com”), ky është viti i tretë me radhë që rrjeti më i madh në botë ka qenë termi më i kërkuar, duke arrirë 3.1% të të gjitha kërkimeve online.


Mark Zuckerberg me siguri që mund të jetë i kënaqur me këtë sukses.
Top dhjetë termat më të kërkuar gjatë vitit 2011 janë:
1. Facebook
2. YouTube
3. FacebookLogin
4. Craiglist
5. Facebook.com
6. Yahoo
7. eBay
9. www.facebook.com
9. Mapquest
10. Yahoo.com

Raporti nga Experian Hitwise deklaroi që në mesin e top 10 termave më të përdorur gjatë kërimit, “Facebook login” ishte termi i tretë më i kërkuar në vitin 2011, duke u përcjellur nga “craiglist” dhe “facebook.com”. Facebook.com u ngrit gjatë vitit 2011 për t’u vendosur në top pesë termat më të kërkuar. Kur kombinohen, termat e përgjithshëm të përdorur për Facebook, si Facebok dhe facebook.com, arriti 3.48% të të gjitha kërkimeve në Shtetet e Bashkuara në mesin e top 50 termave, të cilët paraqesin një rritje prej 33% nga viti i kaluar. 
Ndoshta gjëja më e rëndësishme dhe madje një goditje më e fuqishme për Google (dhe të gjithë sfiduesit në rrjetin shoqëror), është që rrjeti shoqëror ishte sërish uebfaqja më e vizituar e vitit. Sipas të dhënave nga Experian Hitwise, nga janari deri në nëntor të vitit 2011, Facebook kishte 10.9% të të gjitha vizitave në internet në Shtetet e Bashkuara.