Sipas statistikave më të fundit,
përditësimet e statusit të përdoruesve të gjigantit social Facebook
kalojnë shifrën prej 17 milion sosh brenda çdo ore.
Kompania Popcorn ka shfaqur një info-grafikë në blogun e saj duke
detajuar veprimet që ndodhi përgjatë gjigantit social çdo 60 sekonda.
Me më shumë se 800 milion përdorues në Facebook, mbi gjysmë milion
komente postohen në Facebook çdo minutë të vetme. Mbi 290,000
përditësime të statusit janë të postuara në profile dhe pothuajse
140,000 fotografi ngarkohen çdo minutë.
Në këtë shkallë, do të duhej vetëm 15 minuta fotografi të ngarkuara
në Facebook që të barazohen me numrin e fotografive që ruhen në arkivën
publike të fotografive në Nju Jork. Është e qartë se audienca e Facebook
nuk e ka problem të krijoj një sasi të jashtëzakonshme të përmbajtjeve
për gjiganti social.
Rivalët si Twitter, merren me 120,000 cicërima në minutë.
Megjithatë,
Twitter ka vetëm një pjesë të këtyre cicërimave të përcjella me
fotografi përmes shërbimeve të palëve të treta, pothuajse një përqind e
të gjitha fotografive të ngarkuara në Facebook. Shërbime si Flickr
shohin rreth 3,500 fotografi të ngarkuara çdo minutë dhe Instagram sheh
rreth 1,500 fotografi të ngarkuara çdo sekondë. Tek shërbimet me bazë në
lokacion si FourSquare, përdoruesit check-in në rreth 2,000 lokacione
çdo minutë. Tumblr përjeton 1,000 postime për minutë dhe 300 reblog. Në
fund, përdoruesit e faqes për rishikime Yelp pranojnë rreth 20 rishikime
të reja çdo minutë si shtesë ndaj 120 fotografive të reja çdo orë.
Ndërsa ajo që nuk është përfshirë në info-grafkë është fakti se
përdoruesit e video shërbimit YouTube ngarkojnë rreth 48 orë video
material çdo minutë.
Ndryshimet e fundit në Facebook duket se do të rrisin edhe më tej
shkallën e postimeve në Facebook, duke u nisur prej faktit se shërbime
si Spotify do të postojnë në mënyrë automatike atë që përdoruesit janë
duke dëgjuar për momentin.

0 comments:
Post a Comment